Aktualitet

Horoskop: Çfarë ju streson?

Stresi është cilësuar si sëmundja e shekullit, duke na përfshirë të gjithëve në vorbullën që shkakton.Nëse do të dinim se çfarë na streson, atëherë do të ishte më e lehtë që ta përballojmë atë.

Horoskopi na tregon se cili është burimi kryesor i stresit për secilën shenjë:

-Dashi (21 Mars-19 Prill)

Keni tendencën që të shkoni dhe sfidoni veten derisa të lëndoheni. Vështirësia juaj më e madhe është që të ndaleni dhe të pushoni pak, duke e stresuar vetën gjithnjë e më shumë. Kur jeni të shqetësuar, e përballni veten me shumë punë ose mereni me shumë gjëra njëkohësisht duke shpresuar se do të shpërqëndroheni.

-Demi( 20 Prill- 21 Mars)

Frika juaj më e madhe është që të dështoni dhe ky është burimi kryesor i stresit tek ju. Gjithmonë jeni në kërkim të suksesit dhe arritjeve, prandaj ideja e dështimit realisht ju streson. Si rezultat, jeni duke e shtyrë veten drejt limiteve. Përpiqeni që të kontrolloni stresin në një mënyrë produktive por problemi qëndron se kur ju provoni të jeni një qenie jo perfekte( si të gjithë jemi), sërish vendoseni në një situatë të vështirë.

-Binjakët (20 Prill- 21 Maj)

Urreni të merrni vendime dhe nuk pëlqeni që të mendoni shumë rreth gjërave. Për shkak të natyrës suaj impulsive, nuk është e pazakontë që ta gjeni veten në situate që ju shkakton stres. Përgjithësisht stresi është i krijuar nga vetë ju, pasi e përfshini veten në situata që nuk duhen. Përpiquni që mos ta ngarkoni shumë veten dhe gjithashtu përpiquni të merrni pak kohë përpara se të merrni një vendim të nxituar.

-Gaforrja (22 Qershor- 22 Korrik)

Pëlqeni rehatinë dhe stabilitetin, e kur gjërat nuk rrejdhin normalisht, ju ndjeheni të stresuar. Përgjithësisht jeni persona që pëlqeni rutinën dhe njerëzit afër që t’ju tregojë dashuri dhe vëmendje, e ndërsa kjo situatë ndërpritet, jeta juaj bëhet e zymtë.

-Luani (23 Korrik- 22 Gusht)

Kërkoni që gjitçka ta keni në kontroll. Si një lider natyral, e ngarkoni veten me përgjegjësi dhe nëse dikush tjetër e merr këtë rol, ju nuk dini se çfarë të bëni.

-Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Keni nevojë që gjërat të bëhën në një mënyrë specifike dhe kjo shkakton shqetësim tek ju. Dëshira për përfeksion ushqen stresin dhe ndonjëherë ndiheni në një betejë të vazhdueshme.

-Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Gjithmonë në kërkim të balancës, ju nuk pëlqeni situatat kur diçka është tërësisht e padrejtë dhe në mungesë të harmonisë. Cilësoheni si paqe ruajtës dhe nuk duroni që të shikoni kaos ose lufta të panevojshme.

-Akrepi (23 Tetor-22 Nëntor)

Jeni një shenjë veçanërisht e ndjeshme. Të jeni në një gjendje të mjeruar ju vjen natyrshëm, kështu që kur personat ju shikojnë  në atë gjendje, ju shqetëson dhe ndikon negativisht te ju.

-Shigjetari ( 23 Nëntor- 21 Dhjetor)

Keni një shpirt aventurier dhe keni nevojë të vazhdueshme për ndryshim. Jeni gjithmonë në kërkim të gjërave të reja dhe të zbuloni sa më shumë rreth botës. Për shkak të kësaj, parashikueshmëria dhe monotonia veçanërisht ju shqetëson. Të jeni i kushtëzuar në një situatë, ju streson pa masë.

-Bricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar)

Jeni duke e konsumuar vetën duke bërë gjithmonë gjënë e duhur ose të përgjegjëshme, dhe kjo ndonjëherë është duke ju shkatërruar nga brenda. Nuk ka asnjë problem që ndonjëherë të ndaloni pak dhe ta lini veten të lirë.

-Ujori (21 Janar- 18 Shkurt)

Përgjithësisht hasni vështirësi në lidhjen emocionale me të tjerët dhe preferoni një nivel të caktuar vetmie. Të jeni nën presionin e të qenurit i përfshirë ose mendimi se jeni përkohësisht i lidhur ndaj dikujt tjetër, është diçka që ju streson.

-Peshqit( 19 Shkurt- 20 Mars)

Pritshmëritë e shumta që të tjerët kanë ndaj jush, ju trondisin dhe shpesh herë e gjeni veten duke qarë rreth gjërave të kota. Stresoheni shumë rreth afateve dhe detyrimeve, sa do të donit të largoheshit nga të gjitha përgjegjësitë  dhe të jetonit diku tjetër në qetësi.