• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop

    Horoskop: 3 shenjat më dembele


    Të jesh dembel me raste nuk ka ndonjë problem, madje shpesh herë ne zgjedhim ta kalojmë fundjavën thjesht duke ndenjur dhe parë filma. Por, për disa shenja zodiakale kështu është çdo ditë e tyre, duke zgjedhur t’i arratisen përgjegjësive.  Madje ato njihen për lehtësinë me të cilën i marrin gjërat, që në fakt kur është me masë, është një aftësi e dëshirueshme.

    Ja se cilat janë shenjat më dembele:

     -Demi ( 20 Prill- 20 Maj)

    Kur personat e kësaj shenje i dedikohen diçkaje, marrin në këmbim rezultate fantastike. Por, e meta e kësaj shenje është se kalojnë në periudha vetëvlerësimi të ulët, të cilat ju ngadalësojnë rrugën drejt qëllimit që i keni vendosur vetes. Përgjithësisht ju e doni veten në gjërat e vogla, si natyra juaj apo qëndrimi para frigoriferit. Ndodh kështu sepse ju pëlqeni t’i largoheni përgjegjësive që rëndojnë në mendjen tuaj, por puna duhet përfunduar, shpejt dhe jo vonë.

    -Luani ( 23 Korrik- 22 Gusht)

    Luanët pëlqejnë të kalojnë mirë dhe të shkojnë shpesh me pushime. Por, ekziston një kufi mes argëtimit dhe marrjes së jetës jo shumë seriozisht. Ju keni nevojë të jeni produktiv por kjo nuk do të thotë që të arratiseni nga jeta kur ajo bëhet e vështirë. Përpiquni të jeni fleksibël dhe të krijoni një balancë mes jesës dhe argëtimit. Koha në punë do t’ju bëj që ta shijoni më tepër kohën e pushimeve, si edhe e kundërta.

    -Bricjapi ( 22 Dhjetor- 19 Janar)

    Në kërkim të perfeksionit, Bricjapët zgjedhin rrugën e shkurtër.  Përgjatë kësaj rruge , ju nuk e lini veten e lirë vetëm sepse ju nuk arritët qëllimin e lartë. Jeni shumë protektiv ndaj vetvetes, saqë ju përshkruajnë se ju kurrë nuk merrni veprime. Por, nëse ju nuk përpiqeni dhe dështoni, nuk mësoni dot nga gabimet. Këshilla më e mirë do të ishte ta linit veten të lirë dhe të punoni për synimet që keni.