Aktualitet

Hoqi shkopin dhe mori vendimin: Do bëhem student. Historia e pazakontë e 80 vjeçarit që regjistrohet në universitet

Ju prezantojmë Miguel Castillo-n, 80 vjeçarin dhe studentin më të pazakontë të programit Erasmus.  Babai i tre vajzave dhe gjyshi i gjashtë nipërve po përgatitet për të filluar studimet universitare në Verona të Italisë. Castillo është studenti i historinë së Universitetin e Valencias në Spanjë i cili do kalojë në semestrin e ardhshëm në verona, falë programit evropian të shkëmbimit (Erasmus). Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, nuk ndihej i plotësuar vetëm me mënyrën tipike të daljes në pension nga profesioni i noterit, kujdesin për nipërit, shëtitjet, duke luajtur golf e duke bërë stërvitje, e kështu vendosi ti rikthehej shkollimit.

Në një intervistë për median spanjolle EFE, ai tha se nuk ndihej i plotë edhe pse jeta e tij ishte mbushur me lumturi dhe se vendimi për të ndjekur studimet ishte gjëja më e mirë që kishte bërë. Një sulm në zemër, pasuar me një operacion kirurgjikal për të katërtën herë e nxitën për të marrë vendimin, për tu rikthyer pas në kohë e të kthehej në bankat e shkollës.

"Ndoshta kjo ishte drita që ndriçoi pak jetën time. Mendova dhe i thashë vetes. Largo shkopin, duhet të bëj diçka tjetër, nuk mund të qëndroj akoma kështu dhe menjëherë më shkoi mendja tek studimet dhe vendin ku do studioja”. Me vendimin për tu kthyer në shkollë, jo vetëm që zbuloi dashurinë e të studiuarit, por u bë edhe i famshëm. Telefoni i 80-vjeçarit nuk pushoi së rëni nga gazëtarët që e pyesin në lidhje me vendimin e tij dhe programin e Erasmus që do ndjekë.

80 vjeçari, thotë se nipërit e tij e kanë mbështetur që në fillim dhe se vendimi inkurajoi njerëzit e tjerë të moshës së tij të mos bllokohen në shtëpi, por të jenë të hapur për botën. "Ne mund të kontribuojmë shumë dhe gjithashtu të fitojmë shumë nga shoqëria”. I urojmë suksese studentit të veçantë. Tiranapost.al 

80-year-old Spanish grandfather enrolls in Erasmus course

Miguel Castillo, 80, will travel to Italy on an Erasmus grant.

Image result for Erasmus university Verona