• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    ‘Hoqi dy kate nga pallati i tij’! Deputeti socialist përgënjeshtron Boçin: Asnjë dëmtim dhe është Hotel, më bëri foton në rrugë


    Ka reaguar pas akuzave të ish deputetit Luçiano Boçi, i cili deklaroi se Sadri Abazi, deputeti socialist është përpjekur të fshijë provat e tërmetit duke i hequr dy kate pallatit të tij në Durrës.

    Në një lidhje telefonike me News 24, Abzi tha se nuk është pallat, është hotel dhe se nuk është e vërtetë ajo që thotë Boçi. Deputeti Socialist tha se hoteli i tij nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe ndërhyrje në katet e tij. Abazi tha se ka pasur vetëm disa plasaritje të vogla.

    Ndërkohë që në takimin me ish deoutetin demokrat, Abazi tha se Boçi kishte qeshur, e kishte takuar përzemërsisht dhe i kishte thënë: Ju nëmi Zoti ju socialistët!

    “Janë të pavërteta. Tërmeti në Durrës ishte shkatërrues. Gjej rastin të ngushëlloj të afërmit që humbën fëmijët. Nuk është pallat por hotel. Hoteli është funksional dhe nuk kishte si të kishte 2 kate tepër dhe t’ia hiqja unë. Nuk është hequr asnjë kat jo dy kate. Hoteli ka pësuar vetëm plasje të vogla të mureve, asgjë tjetër. Nuk është klasifikuar i pabanueshëm. Është në gjendje pune dhe në këto momente. Nuk kam replikuar, kam qenë duke qeshur. Ai më tha ‘ju nëmi Zoti ju socialistët se ju ra tërmeti’ e tha që ‘Edi Rama do dorëzohet para Bashës’. Deshi të përfitonte nga fatkeqësia. Boçi është thjesht si gjithë shokët e tij që mundohet të mashtrojë edhe në këto situata jo të qarta për qytetarët e Durrësit dhe Tiranës.
    Unë në Durrës isha me duar në xhepa, po qeshja me të, u takova përzemërsisht kaq. Më ka bërë një foto në rrugë ku isha dhe kaq”. 

    Postimi nga ish deputeti demokrat: si më poshtë./ Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post