• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Hollanda: Vettingu arritje e pakrahasueshme në rajon, por duhet ende punë për t’u hapur negociatat


    Parlamenti i Hollandës vendosi sot që të mos pranojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian.

    Lidhur me këtë vendim reagon edhe Ambasada hollandeze, që përmes një deklarate për mediat shkruan se Shqipëria ka bërë arritje në reformën në drejtësi, por ende ka rrugë për të bërë.

    Deklarata e plotë:

    Hollanda mbetet e vendosur për perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor;

    -Politika e zgjerimit të BE-së bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me BE janë të pandalshme dhe performancat janë të qëndrueshme.

    -Hollanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i jashtëzakonshëm, unik për rajonin.

    -Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë para se të përmbushë kriteret e përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Për këtë arsye, Parlamenti hollandez më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

    -Ne inkurajojmë fuqishëm qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e kuptojmë sesa sfidues është procesi i pranimit dhe do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit./ Tiranapost.al

    Parlamenti holandez voton kundër Shqipërisë në BE!