• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Hollanda kërkon zyrtarisht: Riktheni vizat për shqiptarët


    Ky është përfundimi në të cilën ka dalë Policia dhe Prokuroria Holandeze në një raport të hartuar, ku si shkakun kryesor të kësaj kërkese autoritetet e këtij vendi i adresojnë tek rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare

    Hollanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët. Ky është përfundimi në të cilën ka dalë Policia dhe Prokuroria Holandeze në një raport të hartuar, ku si shkakun kryesor të kësaj kërkese autoritetet e këtij vendi i adresojnë tek rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare.

    Në përfundim të raportit të hartuar Policia dhe Prokuroria Hollandeze këshillon qeverinë e këtij vendi që të rivendosë vizat me Shqipërinë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësiren Shengen.

    Sipas autoriteteve hollandeze, kriminelet shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, ku ata operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qënieve njerëzore.

    Dhe për ta luftuar më së miri këtë fenomen në rritje, policia dhe prokuroria hollandeze sheh si të domosdoshme rikthimin e vizave për shqiptarët, në mënyrë që të mos hyjnë më lirisht në zonën Schengen dhe në Holandë.

    Sipas të dhënave nga autoritetet hollandeze, numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

    Megjithatë do të jetë qeveria në Holandë që do të vendosë për një masë të tillë. Aktualisht raporti në fjalë po studiohet nga qeveria hollandeze për të marrë një vendim final.  E.C/Copyright Tiranapost.al

    Capture-28

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690