BotëTe gjitha

Holandë/ Ndalohet konsumi i kanabisit në qendër të Hagës


Përgjatë viteve të fundit publiku holandez gjithnjë dhe më tepër është pozicionuar kundër liberalizmit të ligjeve për lëndët narkotike dhe protistitucionin.

Për këtë shkak Bashkia e Hagës ka marrë vendimin për të ndaluar konsumin e kanabisit në qendër të qytetit, në ambjentet e transportit publik dhe në qendrat tregtare, mjedise publike këto që frekuentohen nga një numër shumë i madh familjarësh.

Që prej ditës së sotme ka nisur shpërndarja e njoftimeve dhe fletëpalosjeve për sipërmarrjet e lëndëve narkotike dhe qytetarët për t’i paralajmëruar për gjobat dhe masat e tjera të sigurisë që do të jepen në rast se thyhet rregulli i vendosur rishtazi.

Holanda është shteti më liberal për lëndët narkotike teksa e ka të legalizuar krejtësisht tregtimin dhe konsumin e tyre, por ky legjislacion ka përthithur turistë të shumtë, por edhe elementë të botës kriminale që kanë shkatërruar jetën e qetë të banorëve vendas. Kujtojmë se një vit më parë Bashkia e Amsterdamit vendosi 10 euro tarifë për çdo shtrat në hotele me qëllim rënien e numrit të madh të turistëve që përgjithësisht tërhiqen ndaj lëndëve narkotike dhe industrisë së seksit. K.H/ tiranapost.al