Nën lupën e Stela Sallakut

Holanda është aq e bukur vetë sa ndoshta s`e ndjen të nevojshme të vishesh bukur

Nga: Stela Sallaku/ Kjo javë që kaloi ishte ndër më intensivet dhe të ngarkuarat për mua. E hëna më gjeti në Holandë për disa takime pune të cilat ishin mjaft intensive dhe thuajse nuk më ngeli shumë kohë ta vizitoja si turiste. Mikesha ime, gjithashtu dizajner, Veerle, më ftoi të isha pjesë e delegacionit të tekstilit për Europën Juglindore, në një takim mes biznesesh dhe investitorësh të huaj.

E marta i ishte dedikuar disa takimeve në Amsterdam. Pas udhëtimit me tren dhe pastaj tram nga Haga në Amsterdam nuk mund të mos vija re look-un e zonjave/zonjushave por dhe zotërinjve. Si ditë e martë paradite nuk prisja të shihja shumë njerëz në rrugë, sepse kishte filluar orari i punës. Sigurisht që nuk mund ta neglizhoja veshjen time, që nga kitten heels me tonalitetin tendencë të momentit, pantallonat vintage gri me kuadrate dhe xhaketë ulliri me jakë oversize. Zakonisht unë nuk shqetësohem fare “çfarë tha ky, ai/ajo” por i qëndroj tendencave me besim dhe s`dua t`ia di për njerëzit rreth e qark. Prisja që holandezët të ishin indiferent ndaj njëri-tjetrit, por teksa kaloja nëpër rrugët kryesore vura re se këpucët e mia me fjongo po tërhiqnin vëmendjen e kalimtarëve. U ndalëm në një concept store që të provoja një palë syze, shitësja me buzëqeshje me thotë “sa këpucë të bukura paske”.

-Janë të Zarës, i thash.

Dhe vazhdova të provoja syzet.

-Po vajzat këtu nuk i preferojnë kitten heels? Sepse jane tendenca që mbushin rrugët e Parisit dhe Milanos.

-Jo, më tha,- këtu vishen shumë sport dhe në punë.

-Syzet janë super sepse i ka dizenjuar Kylie Jenner, tha,- këtu preferohen shumë.

(Në foto: Editorja e modës Stela Sallaku gjatë një vizite në Holandë)

Më ngeli në mendje kjo, sepse le të themi që paradite nuk kanë kohë t`i kushtojnë kohë look-ut, po në restorant në darkë? Shkonin me të njëjtën veshje që kishin në mëngjes. Flokët i mbanin ashtu të elektrizuar nga moti i vrenjtur, të lidhura dhe gjysmë të lagura. Dukeshin sikur jetonin në fshat diku në një zonë të izoluar edhe nga interneti. E megjithatë shitësja promovon Kylien, një nga motrat Kardashian si preferencë. Paksa e çuditshme mu duk, sepse kodi i takimeve të punës kërkon me patjetër gjysmë takë ose të paktën oxford shoes. Jo All stars dhe çizme me lidhëse.

-Po të kishe qënë në Paris, -tha, me siguri do fotografoheshe nga fotografë “streetstyle”.

U largova me një ide të ngatërruar akoma më tepër kur pash se zotërinjtë ishin të gjithë të kuruar, ata po që bënin diferencë nga turma. Xhaketa me tone të tokës dhe nuanca të grisë, këpucë të shtrenjta dhe kravata mëndafshi. Po këta pse nuk i mësojnë zonjat e tyre të vishen pak më mirë?

Më lini t`ju tregoj disa blogger nga Amsterdami që ta konkretizoj atë që thashë dhe do më jepni të drejtë.

(Në foto: Stela Sallaku, pjesë e delegacionit shqiptar në Holandë me specialistë nga disa fusha)

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]