• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 19 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Historinë e mbiemrit Kamerolli të Alban Ramosajt, e ka sqaruar Beatrix një vit më parë


    Meqë njerëzit janë bërë kureshtarë rreth mbiemrit Kamerolli në biletën e fluturimit të Alban Ramosajt, atëherë po ju kujtojmë që Beatrix, motra e tij e ka sqaruar më shumë se një vit më parë për Tiranapost.

    (Postimi i Alban Ramosajt në Instastory)

    Ishte dita kur ajo mori nënshtetësinë shqiptare dhe postoi foton e pasaportës me mbiemrin Kamerolli. Ne e telefonuam dhe ajo sqaroi: “Mbiemrin Kamerolli e kemi mbajtur ligjërisht në çdo dokument, por për mbiemër artistik vendosëm të mbanim Ramosaj. Nuk ka asnjë arsye tjetër”, tha Beatrix.

    (Postimi i Beatrix më shumë se një vit më parë)

    Kamerolli është mbiemri i babait të tyre të cilin e mbajnë ligjërisht, kurse Ramosaj është mbiemri artistik që i përket së ëmës.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.

    Ekskluzive/Beatrix Ramosaj tregon përse u prezantuan me Ramosaj