Aktualitet

Historike për shqiptarët e Malit të Zi: Tuzi shpallet komunë

Parlamenti i Malit të Zi ka bërë një votim historik për shqiptarët, duke votuar për shpalljen e Tuzit si komunë më vete me të drejta të plota.

Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë nga 81 që ka Parlamenti dhe me 42 vota pro, Tuzi u shpall Komunë. Mësohet se votimin e ka bojkotuar opozita serbe dhe koalicioni “Çalësi”. Gjithashtu në votim nuk ka marrë pjesë një deputet shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është pjesë e këtij koalicioni.

Prej më shumë se 27 vitesh shqiptarët në Mal të Zi kërkonin që Tuzi të quhej si komunë (njësi administrative e njëjtë me bashkinë në Shqipëri) me qëllim për të pasur të drejta të plota. Pas këtij votimi, Tuzi është komuna e dytë pas Ulqinit me shumicë shqiptare në Malin e Zi./Tiranapost.al