• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Historia shokuese me djalin nga Gjakova: Mësuesja e rrihte me kamxhik e rrip, kalon në vdekje klinike


    Një histori e rëndë e një fëmije 11 vjeç në Gjakovë të Kosovës, i cili është dhunuar me kamxhik policie dhe rrip pantallonash nga mësuesja. Ky është pretendimi që kanë bërë prindërit me nënën e Arta Skënderaj e cila ka rrëfyer historinë shokuese në emisionin me Zemër të hapur. Nëna ka treguar në se vitin 2015, mësuesja e matematikës nisi të ushtrojë dhunë shtazarake ndaj djalit të saj, me kamxhik dhe rrip pantallonash. Djali e mbajti ngjarjen e fshehtë, pasi nëna e tij priste një fëmijë dhe nuk donte që të rrezikohej jeta e bebes.

    Pas pak kohësh, situate e dhunës u bë e padurueshme dhe djali u kërkoi prindërve të largonin nga ajo shkollë. E ndërsa i tregonte nënës çfarë i ndodhte me mësuesen, ai humbi ndjenjat. Nëna tregon se djali i saj ishte fëmijë i urtë i dalluar në mësime dhe pas ngjarjes shokuese shkoi në polici për të denoncuar.

    Zemer E Hapur54

    Policia gjen rripin me të cilin ushtronte dhunë. Familja ka marrë raportet mjekësore që dëshmojnë dhunën fizike, por nuk po gjejnë zgjidhje për shqetësimin e tyre. Kjo pasi djali kaloi vdekje klinike dhe prej katër vitesh nuk mundet të frekuentojë shkollën. Ai jeton tani në shtëpinë e gjyshërve ku mjekohet për dhimbje të forta të kokës. Familjarët kërkojnë drejtësi, pasi mësuesja vazhdon të punojë si mësuese.

    Lexoni intervistën e prindërve si më poshtë: 

    Rrëfimi i prindërve të 11-vjeçarit:
    Përparimi: Unë kam mësuar në fillim kur më është rrëzuar djali në korridor, e kam çuar te doktori. Ajo e merrte rripin e vendoste në dollap dhe e përdorte në orar të mësimit, me unazë dhe rrip e ka gjuajtur nga pas. Djali më pësoi vdekje klinike. Rasti i parë kur kam shkuar ka qenë në shkollë, e thirri drejtori në zyrë, më pas gjykata e shpalli të pafajshëm.

    Arta: Unë i kushtohesha atij fëmije, sepse nuk kisha fëmijë të tjerë. Pak kohë pasi ti ndodh djalit rasti, më thirri arsimtarja në shkollë, isha shtatzënë në atë kohë. Para se ta kuptoja unë atë rast, ajo e ka trajtuar djalin jo si fëmijë, por si një kafshë. Arsimtarja kujdestare i bëri disa pyetje në syrin tim. Qetësinë e djalit tim nuk e ka kush fëmijë tjetër. Djali ka qenë në dhomën e tij dhe më tha “Mami unë do ta lë shkollën”. Aty kam lajmëruar motrën time, i kam thënë “Hajde se djali është keq”. Pastaj kemi shkuar tek inspektorati.

    Ka qenë janar, kur djali na tha që s’donte të shkonte në shkollë. Po flisja me të si nënë e bir e më tha që do ta ndërpriste shkollën. Unë u çudita, sepse ai i kishte të gjitha kushtet. Ai më tha: jo mami, nuk mundem, jam lodh”, pastaj u shtri në tokë. Unë thirra menjëherë burrin. Unë me fëmijën tim jam marrë shumë, ai nëse ka bërë një gabim gjithmonë e ka pranuar, ka thënë gjithmonë të vërtetën. Unë kam thënë që jam fajtorja, por nuk e dija se dhunohej. Burri shkoi në shkollë.

    Përparimi: Ajo ka marrë një fëmijë, i ka hequr rripin e pantallonave dhe e ka gjuajtur djalin. Drejtori nuk e thirri fare në mbledhje atë. Drejtori në fillim është sjellë mirë. Më pas i ka kërkuar djalit ta heqë denoncimin kundër mësueses. Vetëm djalin tonë ka rrahur shumë. Kjo dhunë është ushtruar për 6 muaj.

    Arta: Është kapur me djalin tonë se ai i ka dhënë portofolin shokut të vet në bankë. Në inspektoriat jemi ankuar dhe ata kanë vendosur që ajo të dilte në komision disiplinor për vlerësimin dhe dhunën e përdorur. Në fund fare inspektoriati jep vendimin në lidhje me atë që ka thënë drejtori me ca arsimtarë të tjerë. Nga pas djalit i është krijuar një cist afër kokës.

    Përparimi: Kemi shkuar te mjeku, kemi bërë rezonancë. Mjekja tha “djali pësoi vdekje klinike”, 3 herë e kanë nisur dhe e kanë ndërprerë. Unë sapo kam dëgjuar këtë më ka rënë të fikët.

    Arta: Djali ka ende dhimbje, tani ai rri te njerëzit e mi, jo në shtëpi. Ka një kohë që se kemi çuar në spital. Mjekët i kanë dhënë ilaçe.

    Përparimi: Djali ka qenë këto 4 vite në terapi, ai ka mësuar gjuhë të huaja, fëmijë më të zgjuar nuk ka. Ne e prisnim që gjyqtari do ta shpallte të pafajshëm. Sjellja e gjykatësit nuk ka na pëlqyer, ai na trajtonte jo si të dëmtuar, por si të akuzuar.

    Arta: Unë kisha dalë në media të raportoja dhunën, kur më mori dëshminë gjyqtari ai më ka thënë se ti je nën akuzë. Sepse kisha thënë që “nëse gjykata nuk merr vendimin e duhur, atëherë do të merrem unë me këtë”. Më mori policia më shoqëroi për deklaratën që kisha dhënë në media. Sipas tyre, arsimtarja ndjehej e kërcënuar. Ndërkohë ata mua më kanë hapur plagën, djalin ma kanë lënë pa shkollë. Unë jam e dëmtuara, jo arsimtarja. Ajo po bënte të njëjtën gjë me mua, siç bëri me djalin tim.
    Përparimi: Gjyqtari i ka thënë djalit “boll boll fole më se na e bëre histori”. Ai s’e la djalin as të fliste. Edhe drejtori ka bashkëpunuar me të, ka luajtur rolin e aktorit dhe e ka fshehur veprimin e saj./ Tiranapost.al 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post