• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Historia prekëse e nënës nga Kosova: I rrëmbyen burrin dhe 4 fëmijët, por shtron ende darkën për 6 anëtarë të familjes


    Kjo nëne sot jeton vetëm, por tavolina e saj gjithmonë shtrohet për gjashtë persona, edhe për burrin dhe katër fëmijët, të cilët fatkeqësisht i humbi gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 1999. Burri i saj dhe katër fëmijët u rrëmbyen në 27 Mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak i cili ishte shumë i zakonshëm për atë periudhë, ku burrat ndaheshin nga gratë.

    Në atë kohë të luftës, burrat ekzekutoheshin dhe futeshin në varre masive, varre ku më vonë u gjetën edhe dy nga fëmijët e saj, por burri dhe dy fëmijët e tjerë janë ende të zhdukur.

    Djali më i vogël ishte 14-vjeç, në kohën që u rrëmbye nga serbët.

    Nëna nga Kosova, ende shërben darkën për anëtarët e tjerë të familjes, dhe në shtëpinë e saj asgjë nuk është lëvizur apo ndryshuar që kur burri dhe katër fëmijët u rrëmbyen.

    Artan Korenica është fotografi që pasi dëgjoi historinë e saj të trishtë, ka publikuar foton e nënës e që u kthye virale në rrjetet sociale. Korenica shkruan se ka pasur një proces të vazhdueshëm për të zbuluar të gjitha varret masive në Serbi, por ky proces ka ecur shumë ngadalë./ Tiranapost.al.

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post