Histori Personale Kudo Shqiptarë Te gjitha

Historia prekëse e Gildës me familjen e saj: Babi më jepte 10 lekë për akullore, por unë…


Një histori interesante e një gruaje shqiptare e cila së bashku me burrin kanë një restorant në ishullin grek të Paros, ndërkohë që Gilda punon recepsioniste në hotelin në Paros. Atje punojnë gjatë sezonit veror dhe më pas kthehen në shtëpinë e tyre në Tiranë. Gazetari i Telegraph Stafford Mortimer së bashku me gruan e tij tregojnë historinë e familjes shqiptare me në fokus Gildën. 

Kur mbërritëm në hotelin e ishullit grek të Paros, Gilda ishte ajo që na priti me një anglishte të shkëlqyer. Zbuluam se gjuha e saj amtare është shqipja ndërkohë që flet edhe greqisht. Por gjuha që ajo vetë preferon më shumë është gjuha italiane, kur ishte e vogël e mësonte fshehurazi. Ajo na tregoi mua dhe gruas sime se ka lindur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar. Ajo thotë se kohë më parë gjuhët e vetme të huaja që mund të mësoje ishin rusishtja dhe gjuha kineze. Në moshën 9 vjeç, Gilda kishte ide dhe ambicie për të ardhmen. “E dija që fqinja ime dinte italisht sepse e kisha dëgjuar duke përdorur disa fjalë kur fliste me një mikeshën e saj”, thotë ajo. “Dy ose tre herë në javë babai im më jepte 10 lekë për të blerë akullore ose pije. Ndërsa unë i jepja lekët asaj që të më mësonte” .

Hoteli ku punon ajo ndodhet në portin e peshkimit të Naoussas, afër katedrales ortodokse, ku ndodhet edhe një varg i kodrave që përshtatet midis shtëpive të vogla dhe të bardha që të shoqërojnë deri në port. Gilda na tregon se babai i saj ishte shofer taksie, ndërkohë puna që bënte në Shqipëri, në kohën e komunizmit u zhduk, ai ngiste kamionët shtetërorë të asaj kohe. Gilda tregon se babai i saj mban një makinë të ndryshkur në kopsht si kujtim i asaj kohe. “ Jemi mirënjohës që Perëndia na mban të sigurt”.

E pyetëm Gildën nëse është e lumtur. “Më pëlqen të punoj, të merrem me punë gjatë ditës, thotë Gilda duke buzëqeshur. Por ajo shton: “Nuk ndihem mirë kur shkoj në shtëpi, aty më dhemb, për shkak të vajzës time. Është e vështirë për mua, ajo është e sëmurë”. Gilda jeton në një fshat peshkimi në Paros me burrin e saj, bashkëpronar dhe kuzhinier i restorantit.  Ata kanë një djalë, 14 vjeç dhe një vajzë, nëntë vjeç, e cila ka lindur fatkeqësisht me disa deformime: Ishte një goditje e madhe për mua dhe burrin tim, doja të vdisja, por në fakt duhet të luftojmë të mos i përulemi dhimbjes” thotë Gilda.

Paros is a popular holiday destination in the Aegean Sea

Paros

Vajza e saj tani ka një jetë gati normale pas gjashtë operacioneve. Dy të fundit u bënë në Gjenevë, të paguar nga një shoqatë bamirëse e Rolex. Një avokat për kompaninë e orëve të famshme luksoze, kishte takuar Gildën gjatë kohës që ndodhej më pushime në Paros. Ajo dhe burri i saj kujdesen çdo ditë për vajzën e tyre. Gilda zgjohet në orën 6 të mëngjesit dhe deri në 7 e një çerek qëndron me vajzën. Nga ora 7 e gjysmë deri në orën 4 shërben në restorantin e saj. Dhe më pas punon prapë nga ora 5 deri në orën 2 të natës. Ajo punon për 7 ditë të javës, nga muaji qershor deri në muajin tetor. Kur mbaron sezoni turistik familja kthehet në tiranë, pasi fëmijët e tyre shkojnë në shkollë. Gilda, një vajzë e qeshur por edhe e ndrojtur, një nga njerëzit më miqësorë që takuam në Paros. Tiranapost.al E.B

 

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *