Aktualitet

Historia e vajzës që vetëm Zoti e dinte ç’kishte: Jam vizituar 200 herë, deri sa...

Një vajzë që vuante nga endometrioza, por e pa diagnostikuar ka treguar dhimbjet që ndryshuan tërësisht jetën e saj dhe bënë që të përjetonte periudhën më të keqe të jetës. Sinead Smythe u vizitua mbi 200 herë për shkak të dhimbjeve të mëdha që po përjetonte, ndërkohë që fillimisht doktorët thanë se kishte një sëmundje inflamatore. Por kjo nuk ishte e vërtetë dhe se shumë vonë u zbulua që vuante nga endometrioza. E quajtur Smythe, dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për problemet që shkakton endometrioza dhe të mbështesë gratë e tjera që vuajnë për këtë gjendje dhe për këtë arsye ajo hapi një blog duke shpjeguar të gjitha përvojat e saj të hidhura. Në ditën e Krishtlindjeve vajza nga Brighton i Anglinsë postoi një foto në Instagram që e kishte bërë në një shtrat të spitalit.

"Nga fillimi i vitit deri në fund të vitit 2017 ka qenë periudha më e tmerrshme e jetës sime, u detyroja shpesh herë  të shkoja në spital, siç e shihni në foto. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeja fizikisht dhe mendërisht. E di që është e vështirë, por nuk duhet të lini veten të mposhtet, mbaje kokën lart dhe mendo pozitivisht”, shkruan Smythe në blogun e saj. Artikujt e mëparshëm mbi Smythe kanë treguar se ajo besonte se dhimbja mund të ishte shkaktuar nga një virus që transmetohet seksualisht. Kështu i kishin thënë edhe mjekët por në fakt nuk ishte e vërtetë. Ajo tha se pretendimet e mjekëve ishin të pavërteta. “Kam shkuar në shumë e shumë spitale, si brenda dhe jashtë vendit, dhe më në fund pas shumë analizash dhe torturash u zbulua se kisha endometriozë. Tani ajo thotë se po njihet me problemin e saj dhe se do e luftojë vetë atë që mjekët nuk ditën.

Endometrioza është një gjendje në të cilën qelizat e ngjashme me ato në mitër mund të krijohen edhe në pjesë të tjera të trupit të një gruaje ,është një sëmundje në të cilën lloji i indit që normalisht rritet brenda mitrës rritet jashtë mitrës. Mund të rritet në vezore, tubat e fallopit, zorrë ose fshikëz. Rrallë rritet në pjesë të tjera të trupit. Simptomat përfshijnë. Dhimbje, zakonisht në bark, në pjesën e poshtme të shpinës ose në zonën e legenit. Nuk ka shërim për endometriozën, por trajtimi mund të ndihmojë të lehtësojë dhimbjen. Trajtimi varet se sa të rënda janë  simptomat dhe nëse doni të mbeteni shtatzënë. Nëse keni vetëm dhimbje, terapia hormonale për të ulur nivelet e estrogjenit në trup mund  të ulë ndjeshëm nivelin e dhimbjeve. Tiranapost.al E.B