Lajme nga Bota

Historia e trishtë e Nicku Jones me fruthin që i ra dy herë kur ishte bebe

Historia e trishtë e Nicku Jones me fruthin që i ra dy herë kur

Kur njerëzit më pyesin pse jam e shurdhër dhe unë u them sepse kam kaluar fruthin, ata tronditen dhe nuk e besojnë, madje thonë si është e mundur kjo gjë? Me duhet të tregoj historinë time se si fruthi ndryshoi komplet jetën time. Në fakt më ka rënë dy herë para se të mbushja një vjeç. Herën e parë kur isha 10 muajshe dhe herën e dytë kur isha 11.

Sigurisht nëna më dërgonte në spital për të bërë vaksinat kundër difterisë dhe ftohjes, por nuk isha aq e rritur sa të bëja vaksinën kundër fruthit. Nëna më kujton kohën kur vizitohesha tek doktori dhe ata thoshin se kisha infeksion. Nuk më ndryshoi mënyra e trajtimit. Mami duhet të qëndronte në shtëpi dhe të kujdesej për mua, sepse isha kaq e vogël dhe vëllai im nuk kujdesej dot për mua. Ai ishte i vaksinuar dhe nuk kishte probleme.

Infected: Ms Jones, pictured as a youngster, when she was left completely deaf by a measles infection. Now, she has a cochlear implant to enjoy some hearing

Për shkak të moshës së vogël, askush nuk e kuptoi në fillim se dëgjimi më ishte prekur nga fruthi. Në fakt nëna ime e dinte se diçka nuk shkonte, por mjekët thonin se ishte thjesht një nënë e merakosur dhe se unë nuk kisha asgjë, thjesht duhet të rrija ngrohtë dhe sapo të mbushja moshën, të bëja vaksinën.

'I find it incredible that a parent could think of not allowing their child to have the vaccine that could be doing them a favour,' she says of the current trend

Duke u rritur problemet me shëndetin shtoheshin, para se të bëja vaksinën mu zhvillua infeksioni dhe mjekët mendonin se kisha astmë. Kur mbusha katër vjeç, pas një kontrolli që na bënë në shkollë, u zbulua se njërin vesh e kisha shumë të dëmtuar, kisha humbur krejt dëgjimin  dhe tjetrin pjesërisht.

Më bënë analizat nëse kishte lidhje gjenetika, por jo. Ata zbuluan se unë në vogëli kam dëgjuar, dhe se problemi më erdhi nga dëmtimi nervor i shkaktuar nga fruthi.

Në fëmijëri nuk pata miq, nuk i dëgjoja thjesht i shihja. Fëmijët janë disi mizorë në atë moshë por falë terapive intensive fillova të flisja më shumë. Me ndihmën e një aprature fillova të dëgjoja pak, por jo çdo zhurmë të mundshme.

Fëmijet e tjerë nuk dinin se si të më afroheshin e të angazhoheshin me mua, kështu që prej vitesh u ndjeva e izoluar dhe e vetme. Megjithatë, vitet kalonin dhe unë mësova shumë, punova shumë dhe u mundova ta mbaja veten.

Kam ecur shumë në fakt, kam një karrierë si audiologjiste, por humbja e dëgjimit më solli probleme të tjera. Në moshën 20 vjeçe takova bashkëshortin tim të ardhshëm, ai më dashuroi ashtu si isha, është një burrë mahnitës dhe në shtëpi u bë ‘veshi’ im.

Warning: Audiologist Nicky Jones, 35, from Holyhead, has been deaf since she was a baby

Kur menduam të bënim fëmijë, kisha merakun se nuk do mund ti dëgjoja kur të qanin. Por burri insistonte dhe kështu u bëra nënë. E kisha të vështirë të dëgjoja, por kuptova se instikti i nënës është shumë më i fortë, sidomos ajo ndjenja se fëmija ka nevojë për ty. Gjëja e parë që bëra më fëmijët ishte vaksina kundër fruthit sapo mbushën moshën.

Në vitin 2018 pasi humba dëgjimin edhe tek veshi që dëgjonte shumë pak, vendosa të blej një pajisje dëgjimi.

Sot ndihem e mahnitur, se sa zhurmë bëjnë zogjtë, pale kur flas me pacientët e mi në telefon. Pas 19 vitesh eksperiencë në punë dhe pas gjithë asaj lufte në jetën time, ku zhurma nuk ekzistonte, habitem vetëm me një gjë:

Si mundet një prind të mos marrë mundimin të vaksinojë fëmijën? Nëse e doni vërtet fëmijën tuaj vaksinojeni. Nuk dua të lexoj më lajme për rritje të numrit të të prekurve nga fruthi. Apo më keq, histori të tipit: Vaksina shkakton autizëm. / Daily Mail/ Tiranapost.al E.B