Aktualitet Art & Kulturë Te gjitha

Historia e sopranove shqiptare, emrin e Enkelejdës do e shkruajë me gërma të Arta!


Enkelejda Kamani është solistja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, e cila u shpall fituese në Akademinë e Teatrit “La Scala”. Për talentin e saj, moderatori Ardit Gjebrea ka postuar një shënim motivues, për të cilën thotë se e la pa fjalë me zërin, artin, elegancën dhe lirshmërinë gjatë performancës në mbrëmjen gala tek Samiti i Diasporës II, ku interpretoi bashkë me dy artistët, Saimir Pirgu dhe Elda Laro.

Bashkëngjitur me një foto ku duken të dy, Arditi shkruan: Mbajeni mend këtë emër: Enkelejda Kamani. Historia e sopranove shqiptare, emrin e saj do e shkruajë me gërma të Arta! Të uroj sukses me zemër dhe vërtetë më le pa fjalë me zërin, artin, elegancën dhe lirshmërinë tënde.

E ndërsa në Instagramin e saj, Enkelejda Kamani shkruan: Mbrëmë pata privilegjin te interpretoja përkrah dy artisteve ekselent ne mbremjen Gala te ‘Samiti i Diaspores II’🇦🇱❤ #saimirpirgu #eldalaro #albania#samitiidiaspores.

Videon me interpretimin e saj e gjeni në linkun më poshtë. Copyright/ Tiranapost.al. E.B

ERTV Live😊: Samiti i Diasporës, Mbrëmja Gala – Ndarja e Shqiponjave të Arta dhe titujve Ambasador i Kombit🇦🇱🤝

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 1 mars 2019