Aktualitet Te gjitha

Historia e skandalit me fajde në Shkodër. Ish prefekti denoncoi pasi dy djemtë e tij u zhytën në borxhe nga bixhozi


Lajmi që qarkulloi kudo sot në televizone dhe mediat online ishte zbulimi i skemës së mashtrimit me fajde në Shkodër. Nga ky operacion i quajtur Maranaj, 20 persona u identifikuan, nga ku 11 u arrestuan, mes tyre edhe ish drejtori i LSI për Patentat e ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim, me dy vëllezër që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Por si qëndron historia?

Ka qenë ish prefekti i Shkodrës Paulin Radovani i cili ka bërë denoncimin në polici për shkak se dy djemtë e tij kishin marrë sasi të mëdha parash me fajde nga personat e arrestuar. Dy djemtë e Radovanit janë arratisur jashtë vendit, dhe kjo sepse nuk mundën të gjenin paratë për tua kthyer personave. Ndaj këtij presioni është vënë edhe babai i tyre, Paulin Radovani ndaj të cilit janë dhënë dy urdhra mbrojtje. Ai ka shkuar në polici sot dhe pritet që të japë dëshmi se çfarë informacionesh ka për të arrestuarit.

News 24 jep më shumë detaje:

Paulin Radovani ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar. Dy djemtë e tij, një prej të cilëve anëtar në këshillin aktual të bashkisë Shkodër Elton Radovani si shkak i bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove nisi duke marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër të cilët ia lëshonin me një përqindje që varion nga 3-20% siç bën të ditur prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që edhe t’i bënin presion.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Me datën 25.01.2019 Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria Vendore e Policise Shkoder. Nga veprimet e kryera me mjete te hetimit proaktiv, te autorizuara nga Prokuroria dhe legjitimuar nga Gjykata e rrethit gjyqesor Shkodër rezultoi e provuar perfshirja e nje numri te madh shtetasish ne veprimtarinë e organizuar te dhënies hua, jashtë sistemit bankar, se shumave te konsiderueshme te te ardhurave monetare.

Dhenia hua e ketyre shumave është për interesa shume te larta qe variojne nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te rregjistruara ne emer te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve.

Si rrjedhoje e veprimeve te pergjimeve telefonike, ambjentale, vezhgimit, te legjitimuar nga Gjykata, administrimit te akteve shkresore, kqyrjeve etj rezultoi perfshirja ne veprimtari kriminale e 22 personave emrat e te cilëve u regjistruan si autore te veprave penale te “Ushtrim pa liçence i veprimtarise bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te vepres penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim te krimit”, te parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal. Me miratim te gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder jane caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas, qe janë B. A; I. M, M. B; L.S; N. A; A. B; A.D (me detyrën ish kancelar ne Gjykatën e Shkodrës); V. N; E. F,; E. Q; P. V. Janë shpallur ne kërkim shtetasit me inicialet E.M; J.A.; I.S dhe E.L.

Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal ”pezullim i ushtrimit te detyrës” për noteren pranë Dhomes se Noterise Shkodër, V. H dhe SPZ pranë Komisariatit te Policise Shkoder E. L. Është ushtruar kontroll ne një numër te madh banesash, kontroll i kryer me vendim te gjykatës.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë./ Tiranapost.al. E.B

Skema e fajdeve në Shkodër/ Mes të arrestuarve edhe ish drejtori i LSI tek Patentat