Aktualitet

Historia e shqiptarit që ka ardhur nga SHBA për të votuar në Tuz: Sa dola nga avioni më panë me sy të keq!

Historia e shqiptarit që ka ardhur nga SHBA për të votuar në

Prej orës 7 të mëngjesit ka filluar procesi i votimit në Tuz të Malit të Zi për zgjedhjet në rang komunal. Partitë shqiptare atje për herë të parë kanë dalë me një kandidat të vetëm, pra janë bashkuar dhe shanset për fitore janë të mëdha. Një nga shqiptarët që e konsideron të shenjtë votën e tij, për vendin e tij është edhe Sead Nikaj, i cili ka udhëtuar nga Amerika për të votuar. Por për fat të keq, sapo ka zbritur nga avioni i ka ndodhur një incident, pasi bëri simbolin e shponjës.

Në një intervistë për Ora News, Seadi tregon: Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit. Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/zgjedhjet-ne-tuz-te-malit-te-zi-kthehet-per-shqiptaret-e-diela-historike/

https://youtu.be/9e0MHghyePM