Lajme nga Bota

Historia e Shën Valentinit me tre burra nuk është dhe aq romantike

Esencë Editori/ Erdhi Shën Valentini? Ok, ku janë çokollatat, trëndafilat, dashuria dhe darka romantike… Por a e keni menduar ndonjëherë se si është e vërteta, pasi mund të befasoheni kur të mësoni se historia e kësaj dite të shënuar e kur gjithë bota mbulohet nga zemrat e kuqe, nuk është dhe aq romantike.
Historia e Shën Valentinit me tre burra nuk është dhe aq

Dita e Shën Valentinit prej vitesh është kthyer në simbolin e dashurisë dhe është sinonim i kësaj ndjenje, por historia reale është krejt ndryshe. Disa studiues kanë treguar se origjina e Ditës së Shën Valentinit, ose Saint Valentine e ka zanafillën në festivalin e lashtë romak Lupercalia, që u mbaj në mes të muajit shkurt. Ky rit i lashtë me në fokus pjellorinë përfshinte një rit, sakrificën e një dhie dhe një qeni nga priftërinjtë e njohur si Lupercis. Pasi vriteshin, Luperci një i zgjedhur nga priftërinjtë, vraponte dhe godiste gratë që i afroheshin atij me pjesët e trupit të kafshëve. Ky rit mendohej se i bënte gratë shumë pjellore.

Por në fund të shekullit VI, Papa Gelasius e shndërroi këtë festival në diçka komplet tjetër, por nuk u mor për bazë si origjinë e Shën Valentinit, pasi ende Lupercalia u njoh si origjina historike. Megjithatë e vërteta dhe detaje të tjera nuk dolën dhe nuk u faktuan kurrë për të mbështetur gjithë teorinë, ndonëse pjesërisht shumica e studiuesve bien dakord se ky rit ka ekzistuar.

Who Was St. Valentine

Por kush ishte Saint Valentine ose Shën Valentini? Pasi Papa Gelasius i dha fund historisë së Lupercalia-s dhe kërkoi të mos rikthehej e përmendej më, 14 shkurti, dita e festivalit u njoh si dita e Shën Valentinit.

Kush është shenjtori që simbolizon vetë dashurinë? Realiteti është se ka më shumë se një Shën Valentin. Falë një vepre të njohur si Acta Santctorum, pjesë e një enciklopedie me 68 vëllime mbi jetën e shenjtorëve të krishterë, botuar në shekullin 17, u zbulua se në fakt janë tre Saint Valentine, pra tre Shën Valentinë. Dhe është rastësi fakti se dy nga ata vdiqën me datë 14 shkurt, më saktë u ekzekutuan në shekullin e tretë, E.S gjatë sundimit të perandorit romak Claudius Gothicus.

Pra, kush ishin këta burra misteriozë? Informacioni është i pakët, por dimë se njëri ishte prift në Romë, një u martirizua pasi shkoi në Afrikë, ndërsa i treti ishte një peshkop nga Terni. Për fat të keq shumë pak dihet për historinë e tyre dhe shumë legjenda janë thënë e stërthënë për to. Një ide është se Shën Valentini kryente martesa të krishtera fshehurazi, në një epokë kur Perandori e ndalonte një gjë të tillë. Kur u zbulua se çfarë bënte, u burgos e më pas u vra.

Në një tjetër legjendë, Shën Valentini ndodhej në burgun në pallatin e Perandorit dhe aty ra në dashuri me vajzën e tij. Para se të vritej la një letër të nënshkruar “Nga Shën Valentini”. Më vonë letra e tij e dashurisë u konsiderua më e ndjera, dhe kështu Shën Valentini u kthye në simbolin e ditës së Dashurisë.

Në fund të fundit, ti beson kë të duash, një gjë dihet, se ekziston vërtetë dashuria./Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al. E.B

History of Valentine's Day