Aktualitet

Historia e Samantës, vejushës së terroristit që e mashtroi dhe tani ka vetëm një dëshirë

Për Samanta Sally një premtim për pushime ishte gjithçka që i nevojitej për tu shkëputur nga jeta e lodhshme amerikane, vendi ku punonte në përgatitjen e  paketimit të karameleve. Por ky premtim i rremë nga njeriu që e donte e çoi në tmerrin e rrahjeve, përdhunimit, torturave dhe videove propagandistike të ISIS. Gjatë kohës ku ishte në Amerikë, u njoh me burrin Moussa Elhassani i cili në vitin 2014 i premtoi se dasmën do e bënin në Hong Kong dhe më pas do fillonin një jetë të re në Marok.

Por kohë më vonë, Sally e gjeti veten në kufirin turk me Sirinë, në vendin ku qëndrojnë terroristët e ISIS. Tashmë të bërë me fëmijë, burri i bënte presion. Ta ndjekë në rrugën e ISIS ose vajza dhe djali të vdisnin. “Të shkoja pak tij ishte zgjidhja e vetme për të mbajtur gjallë fëmijët”, thotë Sally në një intervistë për CNN.

Por një ditë burri i saj vritet, dhe pas rrëzimit të ISIS në Raqqa ajo  u arrestua dhe u dërgua  në një burg siriano-kurd, dhe bashkë me fëmijët pret që shteti amerikan ta lejojë të kthehet në vendin e saj. “Është dëshira ime më e madhe. Unë jam manipuluar, më futën me dhunë në botën e egër të dominuar nga terroristët e ISIS”.

Ndërsa qëndron e ulur në burgun siriano-kurd, duke pritur që qeveria amerikane të reagojë për të, Sally ndihet si një viktimë e painformuar dhe nën kthetrat e manipuluesve që mund të vendosin vetë për fatin e saj dhe të fëmijëve.

Sally thotë se dëshira e saj e madhe është të kthehet në Amerikë. “Nuk e di, unë jam shtetase amerikane dhe meritoj të kthehem. Nuk mund të jetoj këtu, dua një të ardhme për fëmijët e mia. Tani që burri im ndërroi jetë, kam më shumë mundësi. Nuk mund të ndëshkohem se rashë viktimë”.  "Unë do të bëj gjithçka që të kthej fëmijët e mi atje ku kanë vendin," thotë Sally. "Më mirë 15 vite burg në Amerikë sesa këtu”.

Ata ëndërrojnë të kthehen në shtëpi, por agjentët e FBI-së që i vizitojnë në paraburgim, ende nuk kanë sjellë bileta avioni për ta. "Unë dhe fëmijët e mi flasim se sa duam të hamë një drekë në McDonald's. Ne duam të jetojmë përsëri një jetë normale." CNN/ Tiranapost.al E.B

A Facebook image from 2013 shows Samantha Sally, right, with Moussa Elhassani.

Samantha Sally had two more children with Moussa Elhassani in Syria.

Samantha Sally said she felt like she could finally breathe when her husband was killed.