• Shqip
  • English
  • E premte, 20 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    Historia e Patrick që pranon se ka krijuar varësi nga ndërhyrjet plastike: Punoj si dreqi të mbledh lekët


    Patric është transgjenderi i cili e pranon se mund ta ketë tejkaluar dhe se ka krijuar varësi nga ndërhyrjet kirurgjikale. Patrick Mast është 24 vjeç, student për menaxhim biznesi i cili thotë se do të duket si një kull Barbie dhe se deri tani ka harxhuar më shumë se 15 mijë paund me ndërhyrje. Ai ka lindur mashkull, por thjesht në aspektin fizik. Patrick filloi me injeksione botoxi në ballë, kur ishte 18 vjeç por më vonë 24 vjeçari nga Frankfurti filloi me mbushje të buzëve çdo muaj me nga 1 mililitër.

    Por ja çfarë thotë ai: Deri tani kam bërë ndërhyrje në buzë, në faqe, poshtë syve, në ballë, por sapo shikoj veten në pasqyrë them se cila është ndërhyrja e radhës. Mund të them se jam i varur nga ndërhyrjet por ndoshta edhe nga dhimbja që më shkaktojnë këto ndërhyrje. Por gjithashtu kam një ide mbi kokë, dua të dukem si kukull. Punoj si dreqi të mbledh lekët për të ndërhyrjet. Njerëzit më gjykojnë dhe shpesh herë më pyesin nëse jam burrë apo grua. Procedura më e fundit që ka bërë Patrick është blefaroplastika, largimi i lëkurës së tepërt nga qepallat e syve.

    Në fund Patrick thotë se mund të heqë dorë, por kur të arrijë qëllimin, të bëhet Barbie./ The Mirror/ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690