• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Historia e nënës nga Tirana që kërkon dy fëmijët e saj prej 5 vitesh: I mori burri në Siri…


    Kjo është historia e një nëne nga Tirana e cila prej 5 vitesh kërkon që dy fëmijët e saj të kthehen nga Siria. Në vitin 2014, burri i saj mori djalin dhe vajzën 8 vjeçe me vete në Siri, për të luftuar në krah të grupit ekstremist të Shtetit Islamik, ISIS, por duke gënjyer se do shkonte në Mal të Zi. Por pas disa muajsh, nëna mësoi se burri ishte vrarë ndërsa dy fëmijët mbetën vetëm. Më pas edhe gjyshja shkoi në Siri.

    Mide Dumani e cila jeton në Tiranë thotë se ka 5 vite që vuan. Dy fëmijët tashmë kanë fëmijë arabë dhe vajza është e mbuluar. Të dy fëmijët kërkohen edhe nga Interpoli.

    Po si çdo nënë, siç thonë, ku rrinë fëmijët, të rrijë edhe nëna. Mendja gjithmonë është atje, pavarësisht se me trup jam këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua. Tjetërkush nuk e beson, thotë Mide Dumani. Vajza sot është 14 vjeçe dhe djali është 12. Ajo që dihet është se fëmijët bashkë me gjyshen jetojnë në kampin al Hol në Siri.

    Daja i fëmijëve ka bërë shumë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që ti ndihmojë në kthimin e mbesës dhe nipit. Mbesa I shkruan shpesh dajës përmes letrave. “Më shkruan shpesh dhe më thotë, o daj çfarë po bëhet, a po vjen shteti të na marrë. A vjen ambasada për ne? Unë derdh lot të përditshëm për ta… A mund të kalosh kufirin me dy fëmijë të vegjël? Babai i tyre i ka rrëmbyer..

    Pasi u radikalizua babai Shkëlzeni, punoi si instalues për disa muaj në Arabinë Saudite. Gruaja e tij thotë se burri u radikalizua pasi u kthye nga Arabia Saudite./ Shihni videon e plotë këtu./ Tiranapost.al. E.B