Aktualitet

Historia e myslimanëve shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit do rrëfehet para deputetëve britanikë

Historia e myslimanëve shqiptarë që shpëtuan hebrenjtë

Në mbledhjen e muajit të ardhshëm të bordit të deputetëve hebrenj britanikë, do shfaqet edhe një ekspozitë nga fondacioni britanik ‘Yad vashen’ ku tregohet shumë për rolin që patën myslimanët shqiptarë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Mediat britanike publikojnë lajmin ku shkruajnë se ekspozita e titulluar: Love Yor Neighbor, pritej të mbahej në Qendrën për Mirëkuptimin Islamik në Londër, por plani u anulua pasi anëtarët u përballën me presionin e shumë myslimanëve, teksa thanë se do ishte sikur të bëhej një bashkëpunim me një institucion izraelit.

Ambasadori shqiptar në Angli Qirjako Qirko do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Deputetëve më 17 Shkurt ku do mbajë edhe një fjalim. Kryetarja e bordit të deputetëve, Marie van der Zyl tha dje se ekspozita dhe mbledhja e bordit ka shumë rëndësi, pasi kremtohet heroizmi i shqiptarëve myslimanë që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

“Është një histori për të cilën dimë shumë pak, jemi të lumtur që bashkë me deputetët tanë do zbulojmë akoma më shumë histori nga shqiptarët. Këto akte janë heroike dhe një model se si myslimanët dhe hebrenjtë duhet të bashkëjetojnë sot, duke sfiduar antisemitizmin dhe urrejtjen ndaj myslimanëve”. Ky artikull është marrë nga Algemeiner/ Për Tiranapost.al. E.B