Showbiz

Historia e elektriçistit tek Rudina, një nga ato që të jep shpresë se ky vend ka njerëz

Esencë editori/ Që ta dinë njerëzit sa e vështirë është t’i mbash me drita do rrinin pa drita, thotë Selatini. Elektriçisti është një profesion me rrezik por unë inkurajoj të rinjtë të punojnë se ajo të nxjerr në dritë.
Historia e elektriçistit tek Rudina, një nga ato që të jep

Një djalë i ri u shfaq tek Rudina sot. Një  elektriçist që të kujton Dedën  e kihëve moderne. Ai punon prej tre vitesh si elektriçist dhe në zonën ku jetonte, nuk kishte elektriçist prej 7 vitesh. Shtëpia e Selatinit ndodhet në qendër të fshatit dhe ia kërkonin gjithmonë bashkëfshatarët  që të kontrollonte dhe kështu ai vendosi ta kthente në profesion. 

Pamjet e tij në dëborë jane emocionuese. Nuk ka hyrë as me mik dhe as me lek, siç thotë elektriçisti. Erdha, dhe kërkova të më jepej  mundësia të merresha seriozisht.