Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Historia e binjakeve ruse, që për t’u bërë modele po vdesin nga anoreksia


Masha dhe Dasha Ledevena janë dy motra binjake 14-vjeçare dhe ëndrra e tyre më e madhe ka qenë gjithmonë të bëheshin modele. Për më shumë se një muaj ato janë shtruar në një spital në Moskë dhe fatkeqësisht ndodhen në ditët e fundit të jetës.

Historia e tyre nis disa kohë më parë. Dy motrat e bukura, me ëndrrën e madhe për të sfiluar u detyruan në binin në peshë, pasi 50 kilogramët nuk i favorizonin aspak për t`u bërë modele. Zgjidhja e vetme që iu këshillua ishte: dobësohuni. Dhe pikërisht këtu nisi kalvari i vuajtjeve për to.

(Masha dhe Dasha, foto nga Instagrami)
(Masha dhe Dasha, foto nga Instagrami)

U inkurajuan nga agjencia për ta treguar hap pas hapi ndryshimin e tyre në rrjete sociale dhe kështu bënë derisa arritën të konsumonin edhe kockat e tyre. Reduktuan ndjeshëm ushqimin dhe e ndaluan të ngrënin pas orës 5 të pasdites. Trupi i tyre sa vinte edhe dobësohej më shumë dhe në fund, e para ishte Dasha që ra në koma për tri ditë radhazi.

Nëna e tyre, Nathalia Ledeneva, thotë se shumë klinika as nuk i kanë marrë përsipër vajzat e saj: “Askush nuk dëshiron të përpiqet të shpëtojë dy të vdekur të gjallë. Jam e dëshpëruar”, thotë Nathalia.

Dy vajzat janë në fundin e jetë ndërkohë që për mediat ruse nuk ka dhënë ndonjë deklaratë as spitali ku kurohen e as agjencia e modelimit që i këshilloi të dobësoheshin.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.