Botë Te gjitha

Historia e Bill që humbi këmbët në një garë, por që nuk u dorëzua kurrë!


Billi Monger është tashmë një emër i njohur për të apasionuarit e garave me makina F4. Ai e nisi ëndrrën e tij të madhe në moshën 6-vjeçare dhe u bë kampioni i Anglisë në moshën 10 vjeçare. Në ngjitje të karrierës së tij, në moshën 17 vjeçare gjithçka ndryshoi. Gjatë një gare ai pësoi një aksident të rëndë ku humbi të dy këmbët e tij. Por ai gjeti forcë brenda vetes për të luftuar për të garuar sërish.

Ndërkohë që FIA nuk lejonte asnjë person me aftësi ndryshe të garonte, Carlin Motorsport u ofrua ta ndihmonte Billin dhe ti siguronte një makinë garash të përshtatshme për të. Tashmë 9 muaj pas aksidentit ai është gati të provojë makinën e modifikuar. Pjesa më e bukur thotë ai është se ku më shikojnë teksa garoj askush se kupton se çfarë më ka ndodhur. /Tiranapost.al