Aktualitet

Historia e banakieres franceze që ende punon në moshën 100 vjeç; Këta të rinjtë e sotëm...

Njihuni me banakieren franceze 100 vjeç, e cila ndryshe nga ne nuk ankohet se duhet të punojë edhe në këtë moshë dhe se ka një jetë që zgjohet që pa zbardhur drita. Marie-Lou Wirth filloi të shërbente në lokalin që hapën prindërit e saj pranë Calais në vitin 1932. Ajo është ende aty dhe sapo ka mbushur një shekull.

Marie ka realizuar një intrvistë me BBC, sigurisht pa u larguar nga vendi i preferuar i saj.

"Prindërit e mi e hapën këtë lokal në vitin 1932. Ishte dita e punëtorëve, 1 maj.  E fillova punën që në moshën 14 vjeç. Sepse për mua, kur je e re duhet të punosh. Në ditët e sotme, duhet ti tërheqësh mezi të rinjtë e ti fusësh në punë", tregon Maria.

Gjatë kohës së luftës, Marie-Lou i ka shërbyer ushtarëve gjermanë. Ajo thotë se gjermanët ishin shumë të sjellshëm si njerëz. Maria tregon se në zonën ku jeton ka pasur shumë restorante dhe fabrika, se dikur kërcenin të rinjtë dhe argëtoheshin, ndërsa  ditët e sotme, nuk ka gjëra të tilla, nuk ka punëtorë, nuk ka asgjë...Kështu cili është sekreti i vërtetë i jetëgjatësisë së Marias? "Kurrë nuk kam ngrënë fruta, nuk kam pirë qumësht ose të ha kos. Pi gjithmonë ujë kur ha bukë dhe pas buke një pije". Tiranapost.al E.B

Image result for France's centenarian barmaid gives her secret to old age