• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Historia e 21-vjeçares e dhunuar nga burri dhe familjarët e tij


    Nela është vajza e cila e njohu bashkëshortin e ardhshëm përmes Facebook-ut. Në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe. Lidhjen e mbajti sekret fillimisht, dhe kur prindërit nuk dhanë pëlqimin për fejesën e tyre, ajo u largua nga shtëpia. Gjatë një viti e gjysmë martese, bashkëshorti e izoloi në shtëpinë e re, dhe fatkeqësisht nuk gjeti ngrohtësinë që ka një familje normale shqiptare. Në historinë e rrefëyer për Top Channel ajo tregon edhe ngjarje të tilla:

    “Një ditë kur do dilja me motrën e tij dhe me atë, ai më goditi me shkopinj që lahen çimentot, nuk donte të dinte çfarë kishte në dorë, ai vetëm më godiste.”

    Sulmet filluan të shtoheshin ndaj saj:

    “Ata thonin që nuk bëja punë, po unë i bëja të gjitha ,kisha një zakon të keq nuk i kontrolloja xhepat e pantallonave dhe ata më rrahën të gjithë, shkoja si top sa te njëri te tjetri”.

    Erdhi momenti kur Nela mbeti shtatzënë edhe në këtë kohë, dhuna nuk ndaloi ndaj saj: “Doja të shkoja te mami i thashë hajde më ço, vjehrra tha rrihe Marius, por mos i lër shenja”.

    Për shkak të dhunës së vazhdueshme në muajin e nëntë të shtatzënisë, ajo u largua nga bashkëshorti derisa u bë nënë.

    “Njoftova vjehrrën, i thashë o ma u bëra me djalë, por vjehrra më tha vetë ike.”

    Pavarësisht ngjarjeve dhe dhunës, ajo i dha një munësi tjetër ish bashkëshortit të saj, për hir të fëmijës. Por burri dhe familja e tij kërkon që ajo tu bindej për çdo gjë. Situata shkoi më keq, gjithashtu edhe për prindërit e Nelës.

    Sot bashkëshorti i saj ndodhet në burg, ndërsa Nela është kthyer tek shtëpia e prindërve, të cilët jetojnë me një urdhër mbrojtje nga gjykata, bashkë me nipin e tyre të vogël. Linkun origjinal nga TCH e gjeni këtu.   Për Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]