Aktualitet

Hiqni dorë! Boll keni fituar duke shitur ushqime të skaduara

Hiqni dorë! Boll keni fituar duke shitur ushqime të skaduara

Është ky mesazhi i qartë që u ka përcjellë zëvendëskryeministri Erion Braçe të gjithë atyre subjekteve që në mënyrë abuzive kanë shitur tek qytetarët ushqime të skaduara. Teksa përshëndet aksionin e AKU për bllokimin e 762 kg produkte ushqimore të skaduara në kufi, Braçe thotë se do të ketë ndëshkime për të gjithë ata që kryejnë këto vepra.

“Hiqni dore! Boll keni fituar duke shitur ushqime te skaduara! Hiqni dore tani! Pak jave me pas, fitimet ne kete menyre do konsiderohen veper e rende penale, ndeshkohen me burg! Agjencia Kombetare e Ushqimit eshte rikthyer ne detyre, qellimi: Rikthimi i sigurise ushqimore ne cdo cep te ketij vendi, dyqane e fabrika, pika doganore e transport.

Jam i gezuar per mallrat e ndaluara jo vetem ne kete rast, por edhe ne supermarkete me emer po sot”, shkruan zëvendëskryeministri Braçe. /Tiranapost.al/