Aktualitet

Hiqi këto gjërat nga shtëpia se shkove 30 vjeç. Nuk lejohen më

Të rritesh do të thotë edhe të bësh llogaritë me realitetin, edhe nëse s’të pëlqen. Dhe e vërteta është që tani ti ke mbushur 30 vjeç dhe duhet të vësh një çikë dorë në shtëpi.

Nëse shtëpia jote vuan edhe më shumë sesa ty nga sindroma Piter Pan, ndoshta vërtert ka ardhur momenti për një transformim prej të rriturish.

Je gati?

1. Përzierje stilesh e ngjyrash

Si fillim, shtëpia është një përzierje stilesh të marra aty-këtu sa me shijen e mamit e sa me të tezes. Nëse do një shtëpi prej të rriturish, të duhet harmoni dhe kombinim. Divanë të mirë, tavolina cilësore e dollapë të bollshëm. Nuk janë si veshjet që ndërrohen çdo stinë, duhen blerë njëherë e mirë.

2. Krevat i parehatshëm dhe çarçafë prej adoleshentësh

Është koha të merresh pak me krevatin tënd. Hidhe atë krevat që e ke që 15 vjeç. Do fillojnë të të shtrembërohen kockat. Pale pastaj ata çarçafë prej adoleshentësh. Të duhen të rinj dhe të sofistikuar. Të përshtatshëm për moshën tënde. Shkruaje gjëkundi që je 30 vjeç tani.

3. Krevat i parregulluar

Është një veprim aq i thjeshtë po aq sa është i urryer. Nuk ka më justifikime për krevatin që nuk e rregullove kurrë. Leqë thonë se njerëzit që e rregullojnë krevatin në mëngjes janë produktivë dhe të suksesshëm. Do mendohesh më?

4. Enë plastike

Është e qartë si drita e diellit: enët plastike janë për vakte në natyrë, piknik dhe festa fëmijësh. Nëse i ke rënë shkurt deri tani me serviste plastike, erdhi momenti të bësh një blerje për të qenë. Pjata porcelani prej të rriturish. Kështu mund të ftosh edhe miq në shtëpi për drekë.

5. Postera, foto pa kornizë ose me kornizë të shëmtuar

I kemi pasur të gjithë dikur posterat e idhujve të ngjitur nëpër mure. Prapë i kemi. ana të palosur nëpër kuti kujtimesh. Hiqi menjëherë. Kurse fotot e njgitura vendosur kornizë. Ato kornizta e vjetra që në kohën e xhaxhit zëvendësoji me të reja. Kushtojnë vërtet shumë pak.

6. Lule artificiale

Nuk ke hapësira për të mbjellë lule e bimë. Por mjaftojnë edhe ca saksi kaktusesh në vend të atyre luleve të pluhurosura artificiale. Kujdes! Kjo mund të tregojë shumë për personalitetin tënd.

7. Trofe dhe koleksione sheshit

Askush nuk i vë në dyshim aftësitë e tua. Por ka qenë një tjetër kohë kur dëftesat e shkollës, target e vjetra të makinave, kartolina e kujtime vendoseshin për ekspozitë. Futi në raft dhe mbaji për vete.

8. Kabuj e tela nëpër këmbë

Përveçse nuk kanë pamje estetike, janë edhe të rrezikshëm. Tekat dhe kabllot e shpërndarë nëpër qoshet e shtëpisë e tregojnë ambientin të rrëmujshëm e të çrregullt. Koha për t’i mbledhur e për t’i organizuar nëpër vende të padukshme.

9. Llampa fluoreshente dhe ngjitës me fosfor

Ka qenë një kohë kur të gjithë u çmendën pas llampave fluoreshente dhe yjeve të ngjitur në tavan që ndriçonin në errësirë. Kanë ikur ato kohë dhe është koha t’i zëvendësoni me një ndriçim bashkëkohor, estetik dhe të rehatshëm. Nëse s’të zë gjumi natën mund të numërosh fare bukur delet.

10. Thasët për t’u ulur

Janë pa dyshim të butë e të rehatshëm. Por duhen zëvendësuar me ulëse normale, që mos të duket si një shtëpi qenushash.