• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Hiqe Facebook-un për katër javë dhe shih ç’ndodh me ty


    Nëse largohesh nga Facebook për vetëm katër javë, do vëresh një ndryshim të madh të gjendjes mendore, por edhe fizike. Nuk e themi ne, por një studim i fundit nga Universiteti i New York-ut dhe Stanfordit me studiuesit të cilët bënë një lloj eksperimenti me disa të përzgjedhur dhe më pas bënë vlerësimet e tyre të shëndetit mendor dhe rezultati ishte i habitshëm.

    Studimi titullohet Efektet e Mirëqenies dhe Media Sociale,dhe u realizua në prag të zgjedhjeve afatmesme amerikane të vitit të kaluar dhe të gjithë të përzgjedhurit ishin ata që rrinin në Facebook më shumë se gjysmë ore çdo ditë.

    Por çfarë tregoi largimi i tyre nga Facebook? Sipas studiuesve, ata filluan të rrisnin nivelin e aktiviteteve me familjen dhe shoqërinë, pësuan rënie të lehtë në peshë, dhe raportuan se ndihen shumë të qetë dhe energjikë, teksa përmendin edhe një gjendje të mirë shëndetësore dhe ndjenja lumturie.

    Megjithatë, pati dhe një pasojë, nëse mund ta quajmë kështu. Ata u pyetën për ngjarjet aktuale dhe në fakt gjatë gjithë periudhës 4 javore nuk ishin informuar, siç raportonin mbi ngjarje të ndryshme para se të mbyllnin adresat. Provoje dhe ti njëherë katër javë pa Facebook dhe na thuaj se si do ndihesh./ Artikulli i marrë nga Independent/ Për Tiranapost.al. E.B

    A child with his skin painted with a Facebook logo in Medellin, Colombia on 12 May, 2012