Aktualitet

Hiq dorë menjëherë nga kjo pije


Tashmë nuk është e nevojshme të thuhet se sa e dëmshme është pija Coca Cola, ose Cola. Një serë studimesh kanë vërtetuar se lëngu i Colës ka disa përbërës që dëmtojnë stomakun tonë si dhe sjellin një serë problemesh të tjera. Më poshtë do të gjeni arsye shumë bindëse se pse nuk duhet të konsumoni më Coca Cola, aq më tepër ta konsumoni përditë.

Mungesë vitaminash.

Acidi fosforik që përmban cola, së bashku me kafeinën, e cila ka efekt diuretik, largon të gjitha vitaminat që keni marrë nga ushqimet brenda një ore pasi e keni pirë. E të mendosh se kjo gjë ndodh çdo ditë. Kështu fillojnë problemet nga mungesa e vitaminave që sjellin dhimbje të këmbëve dhe dëmtim të shtresave të thonjve.

Aciditeti i lartë dhe përbërësit e sheqerit të Coca-Cola prishin smaltin e dhëmbëve. edhe niveli i kalciumit që i mbron bie për shkak të mungesës së vitaminave. Kështu , mund të përfundoni me dhëmbë që kalben dhe bien.

Ankth. Cola është e lidhur me pagjumësinë, gjithashtu edhe ankthi që vjen si pasojë e konsumimit të kafeinës.  Për shkak të kësaj, sapo të vendosni të ulni dozën e Colas mund të përjetoni dhimbje koke, nervozizëm, lodhje ose depresion.

Obeziteti. Kur flasim për peshën, nuk është më e rëndësishme se problemet që vijnë brenda organizmit. Pesha e tepërt nuk është një problem në vetvete, por rrit presionin në sistemin tuaj imun dhe kardiovaskular, si dhe i bën më të ndjeshme kyçet e këmbëve, të cilat tashmë janë dobësuar nga mungesa e kalciumit.

Cola dehidraton lëkurën dhe nëse nuk heq dorë sa je në kohë, do jetë e vështirë të zhduken pasojat. Pini shumë ujë të paktën.

Probleme me zemrën. Për shkak të nivelit të lartë të shqerit që përmban cola, zemra nuk do punojë siç duhet. Gjithashtu niveli i lartë i shqerit sjell edhe probleme me gjakun. Tiranapost.al E.B