Aktualitet Kryesore Te gjitha

Hipotekat kërkojnë regjistrues, afati i aplikimit deri më 25 tetor


Në kuadër të reformës së administratës, ashtu siç u paralajmërua edhe nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, hipotekat po kërkojnë regjistrues në gjithë vendin.

Afati i aplikimeve është deri më 25 tetor, ndërsa të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin:

  1. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;
  2. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
  3. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës;
  4. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut: http://www.dap.gov.al/images/udhezimemanuale/formular%20vetedeklarimi%20per%20zbatimin%20e%20ligjit%20138%202016.docx
  5. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm.

Të gjitha këto dokumente mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected] ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë – Bulevardi “Zogu I”, Tiranë. Por duhet të keni kujdes, pasi nëse në aplikimin tuaj mungon një nga dokumentet e mësipërme, do të skualifikoheni menjëherë.

Gjithashtu ka edhe disa kushte ligjore për t’u përmbushur, siç janë: shtetësia shqiptare, arsimi i lartë në juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik, eksperiencë minimale prej 5 vitesh në administratë, specializime në fushën e pasurive të paluajtshme dhe dëshmia e pastër e penalitetit./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *