• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Hillary Clinton na fton në shtëpinë e saj dhe nënat shqiptare do ta dashuronin


    Familja Clinton, ndryshe nga paraardhësit e tjerë presidencialë, i ka qëndruar besnike një shtëpi në kryeqytetin amerikan, Uashington, pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë.

    Tani, Hillary na ofron të gjithëve një guidë të rrallë brenda shtëpisë së çiftit.

    “Architectural Digest” publikon disa foto nga vila me pishinë ku jetojnë Hillary dhe Bill Clinton. Ish-sekretarja e Shtetit kujton takimin e saj të parë me këtë shtëpi në vitin 2000, vitin e fundit që Bill shërbeu si President.

    “Ishte një ndjenjë emocionale. Kur u zgjodha në Senat në vitin 2000, e dija se kisha nevojë për një vend që të jetoja gjatë kohës që ishim në mbledhje gjatë vitit, prandaj fillova të kërkoja dhe kisha një përvojë në këtë shtëpi, e cila ishte emocionuese”, tha Hillary.

    Banesa është e vendosur në Rrugën Whitehaven (dhe ka marrë emrin e kësaj të fundit), një rrugë pa krye, pak më shumë se 3 kilometra nga Shtëpia e Bardhë. Në atë kohë, çifti pagoi 2.85 milionë dollarë për pronën prej 5.500 metra katrorë, e cila është afër një zone të quajtur “Rruga e Ambasadës”.

    “Ideja ishte që të sillte më shumë ngjyra dhe të krijonte një hapësirë çlodhëse. Ata kanë një lidhje të bukur me të kaluarën e tyre. E rëndësishme për ta është që njerëzit që vijnë për vizitë të mos frikësohen, por të jetë një vend komod”, thotë arkitekti.

    Të gjitha dhomat kanë shumë ngjyra, ndërthurje dizajnesh dhe pafund objekte zbukuruese. Ndaj mendojmë se është ashtu siç e dëshirojnë nënat shqiptare!/ Burimi CNN/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]