Aktualitet Te gjitha

Hidhet shorti, ja kush janë nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi


Sot u hodh shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Të përzgjedhurit janë si më poshtë:

Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese

Altina Xhoxhaj nga Gjykata Kushtetuese

Vitore Tushaj nga Gjykata Kushtetuese (Anëtare zëvendësuese)

Artan Broci nga Gjykata e Lartë

Shkëlzen Selimi nga Gjykata e Lartë (Anëtar zëvendësues)

Rovena Gashi nga Prokuroria e Përgjithshme

Gentrajn Trenova nga Prokuroritë e Apelit

Fatjona Memçaj nga Prokuroritë e Apelit

Enton Dhimitri nga Gjykata e Apelit

Fatos Qato nga Gjykata e Apelit

Ahmet Jangulli nga Gjykata Administrative

Sotiraq Lubonja nga Gjykata e Apelit dhe Administrative (Anëtar zëvendësues)

Shorti ishte i hapur dhe u zhvillua në prani të përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përfaqësuesve të grupeve parlamentare, përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do shqyrtojë dhe mandej do rendisë kandidatët sipas meritës profesionale. Anëtarët e KED, do kenë një mandat një vjeçar, dhe selia e tyre do të jetë në ambientet e Gjykatës së Lartë./Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *