SPORT

Hidhet shorti i Champions League, 4 supersfida në çerekfinale

Hidhet shorti i Champions League, 4 supersfida në çerekfinale

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Champions League, aty ku 8 skuadra kanë mësuar përballjet e tyre. Në këtë short janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve dhe ekipet pritëse.

Shorti i Champions League për fazën finale:

Ajax – Juventus (9 dhe 16 prill)

Liverpool – Porto (9 dhe 16 prill)

Tottenham – Manchester City (10 dhe 17 prill)

Manchester United – Barcelona (10 dhe 17 prill)

I ftuar special për të marrë goglat ka qenë ish-portieri i Inter, Julio Cesar, kampion në Champions League në vitin 2010 me skuadrën zikaltër.

Në fazën gjysmë finale do të përballet fituesi mes Tottenham-Manchester City me skuadrën fituese mes çiftit Ajax-Juventus./XH.K