Aktualitet Kryesore Te gjitha

Hetimi i prokurorisë, mbi 3000 punësime në fushatë


Mbi 3000 persona janë punësuar në administratë gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve.

Sipas Top Channel dosja e organit të akuzës mban numrin 7.564 dhe hetimi konsiderohet i hapur në datën 22 shtator 2017.

Ndërsa ish-zëvendës kryeministrja Mandia, kryesuesja e taks forcës ministrore, denoncoi në prokurori se gjatë fushatës zgjedhore ishin kryer 3.600 lëvizje në administratën shtetërore, nëse shkresën që Top Channel disponon Drejtoria e Tatimeve i përgjigjet Prokurorisë së Tiranës duke konfirmuar këtë kallëzim.

Prokuroria thotë se nga data 25 maj 2017 deri në 22 qershor 2017 rezulton: “Sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rezultuar se për periudhën e kërkuar, me anë të email-it janë punësuar rishtaz, apo larguar nga puna një numër prej 3.014 personash, duke rënë ndesh me nenin 88, pika 3 e Kodit Zgjedhor”.

Për këtë arsye, kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fusha dhe shefja e njësisë task forcë Deniona Katro u ka dërguar të gjitha drejtorive një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore. /tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *