• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Hetime, shkarkime dhe dorëheqje! Çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës?


    23 punonjës dhe zyrtarë në Kadastrën e Vlorës janë  vënë në hetim nga Krimi Ekonomik. Ata akuzohen për tjetërsim të pronës. Ditën e djeshme u njoftua për shkarkimin e drejtorit Florian Alimadhi dhe nëndrejtorin Klodian Troci dhe disa specialistë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë, e ndërsa sot mësohet se është dorëhequr edhe nëndrejtori tjetër në Vlorë, Ardian Musta. Fillimisht u tha se ishte larguar papritur për arsye personale.  Sipas News 24  dorëheqja e papritur e tij erdhi fill pas shkarkimeve në bllok të drejtorit dhe nëndrejtorit tjetër të Kadastrës.

    Sot Drejtori i Kadastrës Artan Lame njoftoi para mediave për shpalljen e vendeve të lira të punës, gjithsej 74 specialistë në gjithë vendin. Por ‘porositi’ politikanët të mos ndërhyjnë duke futur në punë të afërm e familjarë, pasi siç deklaroi ai, kërkohen specialistë jo miq./ Tiranapost.al. 

    Vende të lira pune tek Kadastra, Lame: Gratë, kushërinjtë e të afërm të tjerë politikanësh të mos ndërhyjnë!

    ime

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690