Hetim për ish-kreun e ALUIZNIT në Elbasan, dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi kundra ligjit
Është vënë në hetim nga specialistët e hetimit të Krimit Ekonomik ish-drejtori i Aluiznit në Elbasan, Andon Lapa, (nuk gjenden foto) Dyshohet se Andon Lapa, në vitin 2015 kur ishte dhe drejtues i Aluiznit në Elbasan ka dhënë leje legalizimi për një shtëpi, por në kundërshtim me ligjin. Sipas burimeve nga policia, ai do të hetohet për veprat penale si falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve dhe shpërdorim i detyrës.
Ndërsa kujtojmë që sot, zv kryeministri Erion Braçe ka zhvilluar një takim ‘blic’ në Kadastrën e Vlorës, institucioni ku prej disa javësh ndodhet në ngërç për shkak të dorëheqjeve të tre drejtorëve në vetëm pak kohë. Sipas burimeve për Report tv, Braçe ka shkuar në orën 8 kur hapen dhe zyrat dhe ka qëndruar aty për gjysmë orë. Aktualisht kadastra e Vlorës po drejtohet nga drejtori i Komanduar, Taulant Canameti.
Për situatën në hipoteka, kreu i Kadastrës Artan Lame tha se edhe në qytete të tjera do të ketë lëvizje./ Tiranapost.al.
http://www.tiranapost.al/se-cfare-po-ndodh-ne-kadastren-e-vlores-lame-do-degjoni-edhe-per-qytete-te-tjera-piramidat-e-vjetra-te-pushtetit-kane-rene/