SPORT

Herolind Shala shënon gol të bukur te Valerenga

Herolind Shala shënon gol të bukur te Valerenga

Herolind Shala po kalon nëpër një formë të lartë te skuadra norvegjeze, Valerenga.

Mesfushori shqiptar ka arritur ta kalojë në epërsi skuadrën e tij qysh në minutën e dytë, pas asistimit që pranoi nga Matthias Vilhjalmsson.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin me epërsinë e Valerengas, mirëpo në të dytë Haugesund e përmbysi epërsinë e vendasve.

Niklas Sandberg (48’) shënoi për ta barazuar rezultatin, ndërsa për 1-2 u përkujdes Kristoffer Velde (64’).

Skuadra e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 26 pikë të grumbulluara në ligën ‘Eliteserien’. /XH.K