• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Heroi që i mori armën terroristit të masakrës në Zelandën e Re


    Autori i masakrës në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë 49 persona është paraqitur para gjykatës. Brenton Tarrant, 28-vjeçar, i cili ka shtetësi australiane, është paraqitur në gjykatë me duar të lidhura me pranga dhe me një rrobë të bardhë për të burgosur, ndërsa akuzohet për vrasje masive.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se sulmuesi ka përdorur pesë armë për ta kryer sulmin, duke shtuar se ligjet për armëmbajtje në shtetin e saj do të ndryshojnë. Përveç të dyshuarit kryesor, në paraburgim janë duke qëndruar edhe dy persona tjerë. Sipas autoriteteve, asnjëri prej tyre nuk ka të kaluar kriminale.

    Por masakra mund edhe të thellohëj më tepër, nëse një djalë nuk do i hiqte armët në dora sulmuesit. Bëhej fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linëood, njëra ku ndodhi sulmi më armë. Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona, duke i hequr armën nga dora.

    Kryeministrja e Zelandës së Re tha se armët e përdorura në këtë sulm kanë qenë të modifikuara dhe se vetura e sulmuesit të dyshuar ka qenë e mbushur me armë, duke dhënë shenjë se ai ka pasur për qëllim që ta vazhdojë sulmin dhe të vrasë më shumë njerëz, shkruan BBC.
    Ajo shtoi se shteti do të ofrojë ndihmë financiare për familjarët e viktimave dhe për ata që kanë qenë të varur financiarisht nga personat e vrarë./Tiranapost/A.C