Botë Te gjitha

Herën e fundit e pamë mbi çati, ndërsa tani tërhiqet zvarrë nga forcat e Ukrainës. Nuk mbarojnë telashet për ish presidentin


Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është dëbuar nga Ukraina për në Poloni pasi u kap nga oficerët e armatosur në Kiev. Qendra kufitare e Polonisë konfirmoi se Saakashvil, kritiku më i madh i qeverisë së Ukrainës, ndodhej atje me lejen e marrë nga Varshava.

“Ky person ishte në territorin e Ukrainës në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, ai u kthye andej nga u nis”, tha zëdhënësi Oleh Slobodyan përmes një postimi në Facebook. Ngjarja shënon një tjetër moment në konfrontimin e vazhdueshëm politik të Saakashvilit me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Poroshenko nuk është as president, as njeri,” iu tha Saakashvili mbështetësve nga Varshava duke shtuar fjalët se:  “Ai është një tregtar që dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Kjo tregon se sa të dobët janë ata. Por ne do të fitojmë në fund. ”

Videoja e filmuar e më pas e postuar në faqen e Facebook të Saakashvilit  tregon se si e kapën atë në mes të një restoranti me politikanë.  “Ai u rrëmbye nga burra me uniformë në restorantin pranë zyrave tona të partisë dhe më pas e futën në një furgon të brdhë. tha Tatiana Bahranovska, sekretare e shtypit e Saakashvilit Kliko këtu për videon e plotë. Tiranapost.al E.B

Викрадення Саакашвілі

Відео від випадкових свідків викрадення Михайла Саакашвілі!–Видео от случайных очевидцев похищения Михаила Саакашвили!

Publié par Mikheil Saakashvili sur lundi 12 février 2018