• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Horoskop Lifestyle Të gjitha TIP top

    Hëna shkon tek Dashi dhe trazon gjithë shenjat e tjera


    Sot, në 13 tetor Hëna e Plotë kalon tek Dashi dhe lëvizja e saj shkakton ndryshime tek secila shenjë.

    Dashi

    Ju do të jeni miss ose mister pavarësia këto kohë. Ky pozicion i hënës ju jep besim tek vetja, siguri dhe vë në dukje mprehtësinë tuaj.

    Demi

    Së pari, do keni dëshirën të lexoni fatin tuaj përmes çdo mënyre parashikimi.  Së dyti do jeni të frymëzuar të bëni disa përmirësime në shtëpinë tuaj.

    Binjakët

    Do risocializoheni sërish. Do merrni kontrollin e diçkaje, por kujdes mos u përpiqni ta bëni çdo gjë vetë. Nëse një plan ditën e premte ndryshon, mos bëni zë, thjesht thoni “Në rregull”.

    Gaforrja

    Frytet e punës suaj janë gati. Do merrni një ngritje në detyrë. Kjo është periudha juaj më e mirë për të ecur në karrierë.

    Luani

    Me mendjen tuaj e keni planifikuar prej kohësh një udhëtim, është koha të bëni gati valixhet.

    Virgjëresha

    Kjo do jetë një periudhë në të cilën do dukeni më seksi se asnjëherë. Shfrytëzojeni këtë për t`u ndjerë edhe më mirë mendërisht.

    Peshorja

    Do keni një periudhë reflektimi, për veten, familjen, punën, miqtë. Çfarë po shkon mirë dhe çfarë jo?

    Akrepi

    Ngarkesa që do keni këto ditë nuk është shaka. Kështu që merruni edhe me veten për të marrë energjitë e nevojshme. Kaloni kohë më miqtë dhe dilni në natyrë.

    Shigjetari

    Do jeni kreativë dhe optimistë si asnjëherë më parë, kështu që është koha e duhur për të marrë pjesë në takime të ndryshme dhe punë vullnetare.

    Bricjapi

    Kjo periudhë për ju do jetë një kohë reflektimi, ashtu siç dhe për Peshoren. Keni kohë pa menduar thellë dhe gjatë.

    Ujori

    Do keni nevojë të diskutoni mbi ndjenjat tuaja, por e rëndësishme është së pari të bëni një bisedë me veten.

    Peshqit

    “Unë vlej”, kjo është shprehja që kohët e fundit ju ka sjellë dhe do vazhdojë t`ju sjellë para dhe mirëqenie.

    *Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post