Aktualitet

Hemorragjia pas lindjes, ilaçi që parandalon vdekjen

Një ilaç i lirë dhe lehtësisht i gjendur, duket se parandalon vdekjen e femrave si pasojë e hemorragjisë pas lindjes, thuhet në studimin që do të ndryshojë praktikën mjekësore kudo në botë.

Hemorragjia pas lindjes është shkaktarja më e madhe për vdekjen e femrave gjatë lindjes ose në ditët e para të të qenurit nënë.

Një studim ndërkombëtar publikuar në The Lancet, sygjeroi se “acidi tranexamic” redukton deri në tre herë vdekjen e femrave, ku çdo vit humbin jetën 100,000 prej tyre.

Acidi tranexamic është shpikur nga çifti Shosuke dhe Utako Okamoto në Japoni në 1960-ën por ata nuk arritën që të bindnin doktorët lokal për përdorimin e tij.

Një studim i ri i kordinuar nga Shkolla e Mjekësisë dhe e Higjenës të Londrës në bashkëpunim me 193 spitale kryesisht në Afrikë dhe Azi, ripohuan po të njëjtat rezultate.

Profesori Ian Roberts, një nga studiuesit, u shpreh se: “U zbulua një ilaç jo i shtrenjtë, i cili redukton riskun e hemorragjisë dhe ndikon tërësisht në reduktimin e vdekjes së femrave në të gjithë botën”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi zbulimin e bërë dhe konfirmoi se do të ndryshonte politikat e deritanishme të mjekimit të hemorragjisë.