Aktualitet

Helmohen 13 pushues kosovarë në Durrës

13 persona janë helmuar pasi kanë konsumuar darkë në një restorant tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Ata të gjithë ishin shtetas kosovarë të cilët kishin ardhur për pushim këtë fundjavë që lamë pas në qytetin bregdetar të Durrësit.

Tetë prej tyre po vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Durrësit, ndërsa gjendja e pesë të tjerëve është stabilizuar.

Personat në fjalë ishin të gjithë punonjës të Komunës së Rahovecit.

"Me shqetësim e mora lajmin e helmimit të punëtorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët ishin për pushim këtë fundjavë në Durrës. Jam informuar se ata pasi kanë konsumuar drekë në një restorant në Durrës, kanë hasur në shenja helmimi dhe janë dërguar në emergjencë”, ka thënë ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.