Aktualitet

Harta/ Vendet më të rrezikuara nga koronavirusi

Harta/ Vendet më të rrezikuara nga koronavirusi

1,359 njerëz janë infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi vdekjeprurës, ndërsa autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po përpiqen për të ndaluar përhapjen e tij më tej.

Autoritetet në Kinë kanë vendosur izolimin e 15 qyteteve. Mbyllja e infrastrukturës së transportit ka ndodhur në të gjithë rajonin, duke prekur lëvizjen e të paktën 36 milionë njerëzve.

Shifra zyrtare flasin për 41 viktima, ndërsa virusi është përhapur pothuajse të gjitha provincat e Kinës, si dhe komunat e Pekinit, Shanghai, Chongqing dhe Tianjin.

Pesë persona janë diagnostikuar gjithashtu me virusin në Hong Kong.

Ku nisi dhe cilat janë vendet e rrezikuara?

Virusi nisi nga qyteti Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, ku ka nisur puna për ndërtimin e një spitali me 1000 shtretër për 6 dirë. Ëuhan ka fluturime direkte me 104 destinacione të ndryshme, 29 prej të cilave janë jashtë Kinës.

Sipas një harte, nga qyteti kinez ka udhëtime për në Londër, Paris, Moskë, Dubai dhe deri në Amerikë, Nju-Jork apo San Francisco.

Në Francë janë raportuar tre raste, që sipas mediave të infektuarit ishin nga e njëjta familje. Në Australi është regjistruar vetëm një rast, një burrë tek të 50-tat. Ndërkohë në SHBA janë dy raste, një prej të cilave ishte një grua që mbërriti në atdhe pas një udhëtimi në Kinë.

Ja shtetet ku rezultojnë raste me koronavirus:

Hong Kong: 5 raste

Tailandë: 5

Australi: 4

Francë: 3

Japoni: 3

Malajzia: 3

Singapori: 3

Tajvan: 3

Macao: 2

Koreja e Jugut: 2

SHBA: 2

Vietnam: 2

Nepal: 1

/ Burimi The Guardian/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/koronavirus-con-kinen-ne-situate-emergjente-me-shtimin-e-numrit-te-viktimave-virusi-po-perhapet-neper-bote/