• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Sociale Të gjitha

    Harta e legalizimeve/ Shifrat e tre viteve të fundit dhe qytetet ku janë dhënë më shumë certifikata


    Ndërtimet pa leje janë një plage e madhe për Shqipërinë, por procesi i pajisjes së qytetarëve me certifikata pronësie është drejt përfundimit.

    Tre vitet e fundit është realizuar një pune e madhe, ku sipas shifrave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të publikuara nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksohet se “gjatë tre viteve të fundit 2016-2018 janë dhënë 65.517 leje legalizimi të certifikuara”.

    Referuar shifrave, gjatë vitit 2016 u dhanë 12 082 certifikata pronësie, në vitin 2017 u dhanë 24 902 certifikata pronësie,dhe në vitin 2018 29 533 certifikata.

    Siç shihet nga harta, Tirana, Elbasani, Durrësi, Fieri dhe Vlora kane edhe nurmin më të lartë të legalizimeve./Tiranapost/A.C