Showbiz

Harry dhe Meghan hapin faqen e tyre në Instagram dhe ky i fundit i uron zyrtarisht

Harry dhe Meghan hapin faqen e tyre në Instagram dhe ky i fundit i uron

Tashmë ka një faqe zyrtare nga ku do ndjekim Harry-n dhe Meghan-in. Çifti i dukëve të Sussex-it hapën një llogari në Instagram të quajtur "Sussex royal".

[caption id="attachment_353960" align="aligncenter" width="921"](Postimi i parë)[/caption]

Pasi u ndanë nga të jetuarit në një shtëpi me të tjerët e famljes, ndanë edhe hapësirën në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_353962" align="aligncenter" width="811"](Profili i tyre)[/caption]

Deri tani në profilin e tyre ka vetëm një postim. Është fotoja e logos së faqes së re me fushë blu e me një "M" për Meghan e "H" për Harry-n të ndërthurura bashkë. Ata ndjekin vetëm 3 profile: Kensington Royal (të William dhe Kate), "The Royal Family (të familjes mbretërore) dhe "Clarence House" (të Charles dhe Camilla-s). Kurse Harry-n dhe Meghan-in i ndjekin gati 300 mijë njerëz për 1 orë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.