Nën lupën e Stela Sallakut

Harrojini çantat. Këtë verë do shkojmë në plazh me kanistrat e gjyshes

Dikur kanistrat përdoreshin për të mbajtur ushqime për piknik. Që nga ato cilindriket, gjysmë sferë apo kub. Gjyshet tona i përdornin edhe për të bërë pazarin ditën e diel, sidomos gjatë verës. Jane birkin e kishte të preferuar, por ndryshe nga të tjerët ajo e mbante në përditshmëri, mbushur me libra, lule, buzëkuqë, portofol dhe çelës. E kombinonte me pantallona të shkurtra lino, dok apo xhins, me t-shirt apo këmishë.

[caption id="attachment_250000" align="aligncenter" width="705"](Foto nga Google)[/caption]

[caption id="attachment_249980" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

A ndryshojnë nga çantat e kashtës që pamë vjet? Në fakt po, ndryshojnë në formë dhe përbërje. Këtë sezon janë më statike në formë, tamam si kanistrat e dikurshme. Në përgjithësi nuk kanë astar të brendshëm, siç ndodh tek ato të kashtës.

[caption id="attachment_249984" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

[caption id="attachment_249981" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram)[/caption]

Mund t`i mbani për përditshmëri, pushime ose plazh. Kombinojeni me fustane të gjatë, pantallona ose dhe xhinse. Rekomandohen të mbahen për paradite, ndërsa në darkë e zëvendësoni me një çantë/kuletë më të vogël./Tiranapost.al

[caption id="attachment_249995" align="aligncenter" width="750"](Foto nga Instagram) [/caption]