Aktualitet

Harroji vranësirat e mëngjesit! Në plazh kështu do jetë moti për sot

Moti vijon me dominim të kthjellimeve deri pas mesditës, vranësira shfaqen në veri dhe zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shira afatshkurtër në esktremin Verior dhe shira të izoluar në zonat Lindore, ndërsa bregdeti vijon me mot të kthjellët. Era do fryjë mesatare deri e fortë në jug, me shpejtësi 45km/orë nga Veriperëndimi duke krijuar në det dallgë 2 ballë. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rënie deri në dy gradë-3 gradë sjell mesdita duke shënuar deri në 33 gradë. / Tiranapost.al Elisa Bajrami.

1